Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck kanë festuar një vjetorin e martesës së tyre.

Çifti i cili ka një ndër historitë më të veçanta të dashurisë, e festuan këtë ditë mjaft speciale për ta në një drekë së bashku me tre fëmijët e tyre, në Los Angeles.

Dyshja dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa pas drekës e gjithë familja dolën në një shëtitje me makinën e aktorit e cila ishte ngjyrë blu.

Jennifer kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë dhe portokalli teksa e kishte kombinuar veshjen me një palë tako në ngjyrë të bardhë.

Këngëtarja i kishte flokët e kapura, ndërsa kishte bërë një makijazh të lehtë i cili vinte në pah bukurinë e saj natyrale.

Nga ana tjetër Ben kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona në ngjyrë blu të errët.

Kujtojmë që për herë të parë çifti u takuan në xhirimet e Gigli në vitin 2002.

Pas njohjes aktori dhe artistja filluan të dilnin së bashku, teksa nuk kaloi shumë kohë dhe ata u fejuan me njëri-tjetrin.
Mirëpo romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë pasi në vitin 2004 u ndanë, ndërsanë 2021 pas ndarjes së Lopez nga ish-lojtari i MLB, Alex Rodriguez çifti u lidhën sërish.

Vitin e kaluar ata u martuan për herë të dytë së bashku të cilën çifti e bënë në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia.

© Panoramaplus.al

