Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ndër emrat më të komentuara në Hollywood.

Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente përditshmëria e saj.
Mirëpo kohët e fundit rënia e saj në peshë nuk i ka shpëtuar syrit të publikt, të cilët shpesh herë kanë aluduar se mund të jetë në gjendje të keqe shëndetësore.

Ditën e sotme Rita ka postuar një foto një Instagram, ku përveç se ka treguar linjat e saj trupore, ajo çfarë duket qartë është rënia e këngëtares në peshë, ndërsa vëmendjen e ka marrë është komenti epik i nënës së saj, Vera Ora.
“Një pite të duhet se ligsht!”, ka shkruar Vera.

Megjithatë rënia në peshë e këngëtares mund të ketë ndodhur, pasi ajo kohët e fundit Rita ka qenë shumë e përshkushtuar ndaj fitnesit, të cilën e ushtron çdo ditë.



