Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, ishte padyshim një ndër yjet e veshur me mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Por look-u i saj në festën e pas ceremonisë ishte edhe më mahnitës. J.Lo e di pikën e saj të fortë, trupin me forma perfekte, e për këtë kishte zgjedhur një fustan të gjatë me një të çarë, që i nxirrte në pah këmbët dhe me dekoltenë e hapur.
Ylli i “Hustlers” dukej mahnitëse, duke bërë që të gjithë të kthenin sytë nga ajo.








