28 Korrik, 2022

(FOTO) “Jam e mpirë”/ Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin, këngëtarja në gjendje jo të mirë: Nuk e di si sytë e mi…


Koncerte, para, por dhe shumë lodhje!

Kështu mund të përshkruhet sezoni i verës për artistët shqiptar. Ndonëse kjo periudhë është e artë për nga fitimet monetare, të shumtë janë këngëtarët që “ankohen” se kjo sjell ditë të tëra pa gjumë.

Me anë të një Instastory, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj gjendjen momentale. Këngëtarja tregoi se ka bërë vetëm 6 orë gjumë në dy ditë. Kjo për shkak të xhirimeve të klipit të ri dhe koncerteve të shumta që Dafi po mban.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina krahas një videoje ku duket pa make-up.

Theksojmë që Dafina e cila po shijon suksesin e projektit “Malli” tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje dhimbje” që pritet të lasohet së shpejti. Kënga ende pa u publikuar e plotë është bërë virale në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

© Panoramaplus.al