14 Tetor, 2022

FOTO/ Ja si do të dukeshin “The Kardashians” nëse nuk do të kishin kryer operacione plastike


Një teknologji e ‘inteligjencës artificiale’ po përdoret gjithnjë e më shumë dhe në shumë situata përdoret për të parë se si do të dukeshin njerëzit me kalimin e kohës ose duke hequr operacionet e tyre plastike.

Një llogari TikTok, të drejtuar ngA australianët Vandahood Livea, kanë postuar në profilin e tyre një video përmbledhje se si do të dukeshin pa operacione plastike familja Kardashians.

Kim Kardashian , Kylie Jenner , Khloe Kardashian , Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian kanë qenë subjektet e këtij TikTok tashmë viral, duke treguar fytyrat e tyre pa operacionet që kanë bërë gjatë viteve të fundit.

Videoja e vërtetë e përdorur është nga ‘Keeping Up with the Kardashians’ ku mund të shihni fytyrat e tyre reale në krahasim me atë të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Dallimet më të dukshme në Kardashian janë buzët më të holla të Kylie ose hunda shumë më e hollë e Khloe. Përveç kësaj, të dyja vajzat e kanë pranuar në intervista se i kanë bërë këto operacione.

Si funksionon kjo inteligjencë artificiale?

“Ne përdorëm tre softuer të ndryshëm të inteligjencës artificiale dhe dy softuer të ndryshëm standard grafikë dhe duhet plotë një javë për ta realizuar atë,” shpjegoi Keith, një nga anëtarët e Vandahood Live për PetaPixel.

“Duhet të kishim një qasje të ndryshme për çdo anëtar të familjes, pasi secili përjetoi ndryshime të ndryshme përgjatë viteve”.

© Panoramaplus.al