Ardhja dhe më pas peformanca e J Balvin në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, ishte një ëndërr e bërë realitet për adhuruesit e muzikës së tij.

Por, teksa ka qëndruar në Kosovë, duket se këngëtari latin nuk ka ndejtur kot. Ai ka pikasur këngëtaren e tij të preferuar, madje i ka bërë follow edhe në Instagram.
Bëhet fjalë për reperen, Tayna. Edhe kjo e fundit ka nisur të ndjekë këngëtarin e njohur në rrjetin social.


Më herët kujtojmë që pas performancës spektakolare në “Sunny Hill Festival”, ylli latin me famë botërore J Balvin ndau edhe një mesazh për Kosovën në rrjetet sociale.
Teksa ka ripostuar një foto me flamurin e Kosovës në duar, këngëtari kolumbian shkruante: “Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”


