Adrola Dushi duket se nuk ka asgjë kundër lidhjes së re të ish-bashkëshortit të saj Adis Patushi me këngëtaren e njohur Fifi.

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka qenë e martuar me Adisin, me të cilin ka dhe një djalë, por lidhja e tyre nuk ka funksionuar dhe çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej disa kohësh.
Së fundmi, modelja ka pëlqyer videon që është bërë virale në rrjetet sociale, që konfimoi edhe lidhjen mes Adis Patushit dhe Fifit, ku ata shkëmbejnë puthje në buzë.

Mesa duket modelja e ka lënë pas të shkuarën dhe lajmi për ish-bashkëshortin nuk e ka mërzitur aspak.
Kujtojmë që për Adrola Dushin, në rrjetet sociale është aluduar për një lidhje të mundshme të saj me Capital T, por kjo nuk është konfirmuar.


