Kiara Tito dhe Luzi Ejlli janë një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar të cilët u dashuruan dhe u martuan brenda “Big Brother Vip”.

Ndonëse janë shumë të ngarkuar me projektet televizive dyshja janë shumë aktiv në rrjtete sociale, ku shpesh herë ndajnë me fansat momente nga përditshmëria e tyre.

Kiara së fundmi ka ndarë me ndjekësit një bisedë që ka bërë me bashkëshortin e saj në whatsapp.
Ajo ka postuar një foto të bisedës në Twitter, ku i ka dërguar Luizit një foto të ushqimit që ajo po konsumonte duke i treguar se e ka gatuar vetë.
“Jo po se thu ti s’di të gatuaj“, ka shkruar moderatorja.
Ndërsa fituesi nga ana tjetër këngëtari shkodran i ka kthyer përgjigjen epike: “Mendova se kishe vjellur”.

Kujtojmë që Luizi njihet për gallatat që ai bën, pasi pikërisht me këto ai bëri për vete një publik të gjerë.
© Panoramaplus.al
