28 Korrik, 2022

(FOTO) I tërhequr prej muajsh, Flori Mumajesi bën daljen e parë publike pas shumë kohësh


Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit duke u zhdukur papritur nga rrjetet sociale. Këngët e tij të fundit janëpublikuar 7 muaj më parë teksa ai nuk ka bërë asnjë dalje televizive prej shumë kohësh. Reagimi i tij i fundit në rrjetet sociale që mori shumë vëmendje nga ndjekësit, ishte ai rreth qëndrimit të Fifit në s”Big Brother VIP”, gjatë nëntorit të 2021.

Pas kësaj ai u tërhoq sërish dhe tashmë është larguar totalisht.

Pritja ka marrë fund sot kur Flori bëri daljen e tij të parë pas shumë kohësh dhe pas zhdukjes nga rrjetet sociale. Artisti  i njohur performoi në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin, për të festuar dy ngjarje, 100-vjetorin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Flori dukej në super formë dhe i super karikuar. Ai ishte në gjendje të mirë dhe dhuroi shumë atmosferë me performancën e tij. Megjithatë nuk zbuloi asgjë tjetër.

   Flori ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.

 

Kohët e fundit personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar po hasin me një problem madhor për profesionin e tyre: hakërimi i adresave zyrtare në rrjetet sociale. Ka mundësi që edhe Flori të jetë duke hasur të njëjtin problem.

Ose ndoshta ky veprim lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album. Deri tani kemi patur raste të shumta, ku këngëtarët largohen nga rrjetet sociale për tu rikthyer më të fuqishëm, teksa duhet ta pranojmë se kjo shkëputje iu shërben mjaft mirë. Risjellim në vëmendje se këtë taktikë ka përdorur edhe Dua Lipa para se të publikonte albumin e saj aq të suksesshëm ‘Future Nostalgia’, kur u zhduk nga Instagrami, duke thënë se ka nevojë për pushim.

Megjithatë, asgjë nuk mund ta themi me siguri derisa Flori të prononcohet vetë.

© Panoramaplus.al