Pas pjesëmarrjes në “BBV” dhe romancës me Luiz Ejllin, Kiara Tito është shndërruar në një ndër vajzat më komentuara dhe më të dashura nga publiku shqiptar.

Mirëpo së fundmi teksa ka postuar një foto në InstaStory moderatorja ka treguar se emri i saj po keqpërdoret në rrjetet sociale nga bizneset me anë të disa videove të montuara për të shitur produktet.
“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”- ka shkruar Kiara.

© Panoramaplus.al

