22 Gusht, 2023

FOTO/ I dhanë fund lidhjes pas 3 vitesh së bashku, zbulohet identiteti i vajzës që Rauw Alejandro tradhtoi Rosalian


Ndarja e këngëtares së njohur Rosalía dhe ish-partnerit të saj Rauw Alejandro ka tronditur të gjithë fansat e dyshes.

Ish-çifti disa javë më parë konfirmoi ndarjen e papritur pas tre vitesh së bashku, duket se së fundmi është zbuluar dhe arsyeja përse ata vendosën ti jepnin fund.

Sapo u konfirmua ndarja, emri i modeles kolumbiane Valeria Duque filloi të përmendej si personi i tretë në lidhje, gjë që nuk i pëlqeu aspak këngëtarit i cili i hodhi poshtë këto spekulime.

Po, disa muaj më parë unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës. Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të palëve të treta apo tradhti”, u shpreh ai.

Mirëpo Amor Romeira në programin spanjoll ‘Fiesta de Verano’ pretendoi se kishte prova të tradhtisë nga ana e Rauw.

Sipas tij emri i vajzës ishte Zaira de la Morena, një influencere 23-vjeçare nga Valencia, e cila është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

 

© Panoramaplus.al