26 Shtator, 2023

FOTO/ I biri feston 1-vjetorin e lindjes, Gold AG zbulon portretin e të voglit teksa i bën urimin e veçantë


Djali i këngëtarit të njohur, Gold AG, Fronti ditën e sotme feston 1-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të voglin e tij, artisti ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar të birin në ditën e tij të lindjes.

Teksa postoi në InstaStory një foto me të voglin e tij duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, ai gjithashtu për herë të parë ka zbuluar portretin e djalit të tij.

“Urime 1 vjetori bir. Sa herë sulet armiku krah kombi Shqiptar. Ti je Fronti jem, bir ti je Front i parë ??”- ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që Gold Ag prej vitesh është martuar me partneren e tij Ermina Shkodra, ndërsa çifti kanë dy fëmijë së bashku, Frontin dhe Guerilin.

 

© Panoramaplus.al