Ish-banori i ‘Big Brother Vip 2’, Krist Aliaj ka festuar sot 32 vjetorin e tij të lindjes.

Dhe në këtë ditë të veçantë, ish-finalisti duket se nuk e ka kaluar vetëm. Pranë tij ka qenë Dea Mishel Hoxha ku mesa duket e kanë pritur bashkë ditëlindjen e tij.
Ishte Dea ajo që e uroi publikisht Kristin me foton e tij me tortë. Ajo çka ra më së shumti në sy ishte se ish-banori ka publikuar vetëm urimin e aktores dhe të akujt tjetër, çka shton dyshimet nëse ish-banori e ka festuar ditëlindjen dhe me persona atë tjerë apo vetëm me bukuroshen.

Prej disa kohësh tashmë dyshja janë përfolur për një romancë të mundshme pasi shpesh herë ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por disa kohë më parë, Kristi i hodhi poshtë këto aludime duke theksuar se Dean e shikon si ‘një shok shumë të mirë’.
“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp. Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”,-u shpreh ai për “Pushime On Top”.

© Panoramaplus.al

