9 Shtator, 2023

FOTO/ “Hera e pestë që mbyllet faqja”! Luiz Ejlli shpërthen ndaj shqiptarëve: Nuk ecin para se kanë mllef dhe xhelozi për njëri-tjetrin


Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur për momentit në rrjetet sociale.

Por duket se mbyllja e një faqeje fanpaqe në Instagram, i ka lënë një shije të keqe këngëtarit i cili ka zgjedhur të shpërthejë ndaj shqiptarëve.

Pas mbylljes së “Luiz Kryefjala”, Luizi përmes një postimi në Istastory, shkruan se kjo është herë e pestë që kjo faqe bllokohet. Më pas ai përdor thënien e At Zef Pllumit:“Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi  mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”.

Sipas tij kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin para.

© Panoramaplus.al