Ajo është përfolur shpesh në mediat rozë përsa i përket karrierës së saj.

Mirëpo këtë herë Rovena Dilo është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të fizikut të saj. Këngëtarja shqiptare ka mahnitur teksa është shfaqur me bikini nga pushimet e saj.
Dilo po shijon disa ditë relaksi në bregdetin grek, nga ku nuk ka harruar të përshëndesë ndjeksit me foto. Këngëtarja e hitit “Rrëfimi” tregoi me krenari trupin e saj të përsosur në një palë bikini të zeza një pjesëshe.

Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, Dilo duket tejet elegante dhe vitale – kjo edhe falë angazhimit të saj sportiv.

Më herët në një intervistë Rovena Dilo veçoi si momentin më të vështirë vdekjen e të atit në vitin 2002. Këngëtarja dhe moderatorja tregoi se humbja e të atit e ka ndryshuar shumë dhe e ka bërë të reflektojë.
“Momenti më i vështirë, ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”– tregoi Rovena Dilo me lot në sy.
© Panoramaplus.al
