Ajo ka qënë kryeqendra e mediave roze për historinë e saj me Fisnik Sylën.

Mirëpo këtë herë, Fjolla Morina ka eklipsuar çdo gjë tjetër, duke u përqëndruar tek fëmijët e saj.
Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka uruar ditëlindjen e shtatë të vajzës së saj, Alayah.

Në një dedikim të gjatë, përveç fjalëve më të ndjera, Fjolla rrëfen edhe momentet e vështira që ka hasur gjatë sjelljes në jetë të vajzës.
Ndër të tjera ajo tregoi se sakrifikoi shumë, vetëm që ajo të jetonte.
Alayah! Urime ditëlindja e 7 fëmijë të uroj ta kesh shëndetin të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël të do mami shumë. Zoti të bekoftë. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humb atë që Zoti dashti të ma dhuroj.
U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nanë. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë një ditë të rritesh e të bëhesh e fortë ashtu si unë,”-shkruan Morina krahas një albumi fotografik me Alayah.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.




