20 Shkurt, 2022

FOTO/ Fitorja e Ilir Shaqirit në “Big Brother Vip”, jehonë në mediat italiane. Ja çfarë shkruajnë


Fitorja e Ilir Shaqirit në Big Brother Vip ka bërë jehonë edhe në mediat italiane.

Shumë media prestogjoze të shtetit ku balerini jeton dhe punon prej vitesh, i kanë dedikuar artikuj fitores së tij në “BBVIP”. Vetë fituesi i ka shpërndarë në llogarinë e tij personale në Instagram disa nga shkrimet që flasin për triumfin e tij.

Por me sa duket balerini ka tërhequr vëmndjen e mediave italiane jo vetëm nga eksperiencat e tij në televizionet atje, por edhe nga bashkëshorta e tij Emanuel Morini.

Mediat italiane kanë veçuar momentin e shpalljes së balerinit si fitues teksa mbante në duar jashtëkun me foton e gruash dhe vajzës së tij, si dhe momentet e reagimit të Emanuelës kur dëgjon emrin “Ilir”.

“Sytë tuaj ishin të gjithë për bashkëshorten Emanuela dhe vajzën Emily, kur Ilir Shaqiri fitoi “Big Brother Vip Albania”. Jastëku që ai mbante në duar në momentin kur moderatorja Arbana Osmani do të shpallte fituesin tregontë gjithë dashurinë e madhe që ka balerini për familjen e tij.

Dhe pikërisht me atë dashuri pushtoi publikun e atdheut të tij, të cilën e vazhdoi duke e bërë deri në fund, i pa rrezikuar asnjë konkurrent tjetër. Në formatin shqiptar të Gf Vip, Ilir Shaqiri ka luajtur gjithmonë në mënyrë korrekte, të pastër, duke demonstruar shumë nga veçoritë e tij për publikun. Nga kërcimi, që e bëri të famshëm këtu në Itali kur u bë një nga kërcimtarët profesionistë të “Amici” të Maria De Filippi dhe “Buona Domenica” të Maurizio Costanzo (të dyja në Canale 5), te edukimi dhe respekti.”, shkruan Askanews.

© Panoramaplus.al