
Numërimi mbrapsht për “Sunny Hill Festival” ka filluar! Kur na ndajnë pak ditë nga mbajtja e tij në Prishtinë, tashmë ekipi ka mbërritur dhe puna ka filluar.
Po ashtu, në kryeqytetin e Kosovës ka ardhur edhe motra e Dua Lipës, Rina. Ajo ka postuar në Instagram një foto nga qyteti duke shkruar: “Prishtinë, më ke munguar!”
Ndërkohë nuk dihet ende se kur do mbërrijë Dua e cila po vijon turin e saj “Future Nostalgia”. Ajo do performojë në datë 5 gusht në “Sunny Hill” por pritet të mbërrijë disa ditë më herët.

| Nëse do të dish më shumë rreth Rinës LEXO KËTU: Kush është Rina, motra e Dua Lipës, për të cilën në Shqipëri nuk flitet mjaftueshëm?
Dua lajmëroi fansat e saj para pak ditësh se do t’i bashkohet listës së artistëve që do të performojnë këtë vit në festivalin e madh që do të mbahet në Kosovë, gjithashtu për herë të parë dhe në Tiranë. Ajo publikoi foton e saj në Instagram dhe krahas saj shkroi: “Prishtina- Kosova,po vij në shtëpi. Shihemi në gusht”.
“Sunny Hill Festival” do mbahet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Ndërkohë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Artistët që do performojnë në Shqipëri ende nuk janë konfirmuar.
View this post on Instagram
Më poshtë lista e plotë e artistëve që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”:
Dua Lipa
J Balvin
Diplo
Skepta
AJ Tracey
Mahmood
Regard
Burak Yeter
Adrian
Art Haliti
Azet
Art Lokaj & Eros
Bookie
Caboo
Cozman
Dhurata Dora
DJ Bannzz
DJ First
DJ Flow
Edon
Elvana Gjata
Emir Taha
Erno
Fattizzle
Galoski
Ghetto Geast
Jimpong & Friends
Kamal
Kida
Kreshnique
La Fazani
Labi Ramaj
Ledri Vula
Lekë
Liburn
Lluni
Lumi B
Lyrical Son
MC Kresha
Nush
Onat
Romeo Blanco
Rrrron
Sahati
Sancet
Semi
Sytë
Vertigeux
Yll Limani
Yon Idy
Zuna
Zwada
© Panoramaplus.al
