Bota ka Chiara Ferragni, Kim Kardashian, ne kemi Edi Ramën!

Pikërisht kështu, kryeministri ynë ka shërbyer ndër vite si një model frymëzimi me stilin që ka.

Së fundmi në konferencën në kuadër të “100 viteve marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA” Rama ka “tradhtuar” kostumin ngjyrë bezhë të lehtë me një xhaketë rozë.
Më parë mund të kemi ndeshur politikanë me këmishë në nuancat e rozës, por me xhaketë është hera e parë. I njohur për stilin e tij unik, kryeministri edhe këtë herë ka surprizuar duke thyer tabu.


Duket se kreu i qeverisë ka sjellë tendencën e re të modës në stilin e veshjes. Tani mbetet për tu parë nëse pjesa tjetër e deputetëve të PS do të ndjekin stilin e liderit të tyre, duke përdorur ngjyrën rozë.
Kujtojmë që edhe më herët, nisur nga Gramoz Ruçi, Rakip Suli dhe Taulant Balla përqafuan ngjyrën bezhë në kostumet të ngjashëm ne atë të kryeministrit.




