Dua Lipaka ndezuar atmosferën me veshjen e saj ngjyrë jeshile të ndezur teksa doli në skenë në festivalin e Spotify-s të mbajtur në Cannes Lions 2022 në Francë ditën e martë.

26- vjeçarja, ka performuar me balerinët e saj teksa është shfaqur plot energji në skenë.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë neoni, të ngjtur pas trupit,goxha të shkurtër teksa i dilnin në pah dhe të brendshmet e saj po me të njëjtën ngjyrë. Dua e kombinoi veshjen me një palë atlete ngjyrë rozë. Për sa i përket look-ut si gjithmonë artistja zgjedh të bëjë një make up natyral dhe duke i lënë flokët e saj të gjatë të lëshuar.


Dua ka pozuar pas koncertit përkrah Post Malone dhe DJ- kanadez, Kaytranada, ku edhe ky e fundit performoi në këtë event.
Të pranishëm ishin gjithashtu ylli i Game Of Thrones, Maisie williams dhe aktori i Marvel, Winston Duke, të cilët pozuan për një foto me Shefin Global të Marrëdhënieve Publike të Spotify, Dustee Jenkins.


