28 Gusht, 2022

FOTO/ Dua Lipa shijon në maksimum pushimet së bashku me miqtë e saj në Ibiza


Dua Lipa po vazhdon ende festimet e ditëlindjes ndërsa ndodhej me pushime me miqtë e saj në Ibiza.

Këngëtarja e “New Rules” dukej se kishte hipur në majë të një shtylle prej druri që shtrihej nga harku i varkës në momentet para se të hidhej në det.

Lipa kishte veshur një ‘body’ ngjyrë neoni-jeshile me rripa të ndërlikuar me një model mjaft tropikal.  Ndërkohë, afërsisht 20 njerëz dukej ishin së bashku me artisten në varkë.

Në sensionin e fotografive të publikuara në Instagram, Dua zbuloi për ndjekësit e saj momentet më të bukura përgjatë pushimeve në ishullin spanjoll.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kujtojmë se ylli i popit mori vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit e veshur me të brendshme të bardha dhe një fustan i tejdukshëm, për dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

© Panoramaplus.al