1 Shtator, 2022

FOTO/ Dua Lipa ‘rrit’ temperaturat me pozat e saj sensuale në pishinë


Ajo di shumë mirë si të rrëmbejë vëmendjen me çdo paraqitje të sajën.

Dua Lipa i vuri ‘flakën rrjetit’ teksa ka pozuar e veshur më një ‘body’, brenda një pishine në fotosensionin e fundit.

27-vjeçarja shfaqi fizikun e saj perfekt, e veshur me rrobabanjot me dizajn me flakë, i cili binte goxha në sy teksa lahej pranë pishinës.

Dua shfaqej pa grim, duke e kombinuar veshjen vetëm me një palë vathë argjendi dhe flokët e saj të gjatë dhe të lagur.

Dua ndau imazhet për më shumë se 86.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe krahas fotove shkroi: “Nuk do të largohem kurrë nga ‘la isla bonita’ “.

Dua thuhet se mund të jetë në Ibiza, disa ditë pasi festoi dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri në  Francë.

27-vjeçarja veshi një veshje krejtësisht transparente nga koleksioni vjeshtë/dimër 2022 i ‘Jacquemus’, i cili paraqiste një dekolte katrore, një mëngë të mbuluar me ‘kapuç’ dhe një të çarë nga njëra këmbë. Dizajni përfshinte gjithashtu një sërë lulesh të bukura 3-D (të cilat kombinoheshin me vathët e saj me lule).

Ajo e kombinoi krijimin e pastër me të brendshme të bardha, sandale me rripa dhe një çantë të zezë.

Por edhe pse ka qenë një rregull gjithmonë për të mos veshur kurrë të bardha në dasmë, duket se të porsamartuarit i dhanë asaj vulën e miratimit. “Vera e dashurisë”, shkroi Dua krah fotove që postoi në Instagram. “Duke festuar dashurinë e këtyre dy njerëzve të veçantë në jetën time. Dita, ceremonia më e bukur dhe padyshim festa më e bukur (ata thjesht dinë ta bëjnë këtë) ~ mirënjohëse që i përjetova këto momente të lumturisë së pastër me juuuu – ju dua.

© Panoramaplus.al