Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa cilësohet si një ndër artistet më të suksesshme të estradës muzikore.

Ajo ka treguar shpesh herë që është shumë e lidhur me prindërit e saj, Dukagjini dhe Anesa.

Ditën e djeshme ajo ka uruar të atin në ditën e babait, teksa ka postuar në Instagram një foto shumë të veçantë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer pas në kohë duke publikuar në InstaStory një artikull të vjetër në gjuhën shqipe, i cili tregon se babi i saj kur ka qenë fëmijë ka qenë një nxënës i shkëlqyer në mësime.
Ndërsa postë fotos ajo ka shkruar: “Rikthe modelin e flokëve në foto. Gëzuar ditën e baballarëve shkou im më i mirë.”

Mirëpo ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi ka postuar gjithashtu edhe një tjetër foto me të teksa ata po shijonin ditën së bashku.

© Panoramaplus.al

