7 Shtator, 2023

FOTO/ Dua Lipa bëhet nostalgjike! Këngëtarja ndan me ndjekësit copëza nga kujtimet e fëmijërisë së saj


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të pëlqyer në mbarë botën.

Artistja është distancuar për pak kohë nga muzika, ku po rikuperon energjitë e saj. E pas destinacioneve që ajo zgjodhi për të kaluar pushimet e saj verore ku një ndër to ishte dhe Shqipëria, tashmë ylli është rikthyer në Londër.

Dua e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, ka ndarë për ndjekësit disa copëza nga kujtimet e fëmijërisë së saj.

Ylli duket se ka hapur arkivat e vjetra kur ishte ende 10 vjeç, ku ka ndarë një foto të sajën dhe disa piktura të cilat ajo i ka realizuar gjatë asaj kohe.

“Më në fund u ktheva në shtëpi dhe gjeta librin tim të shënimeve që kur isha 10 vjeç me disa foto, dizajne dhe udhëtime shkollore”– ka shkruar Dua krahas postimit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

© Panoramaplus.al