“Big Brother Vip” këtë vit ishte një risi dhe një sukses padyshin në Shqipëri.

Pasi e kaloi testin si format, ky reality show sezonin që vjen do të mbahet edhe në Kosovë. Tani kanë nisur lëvizjet për zgjedhjen e konkurentëve të famshëm që do të marin pjesë.
Së fundmi, moderatorja kosovare, Liberta Spahiu ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. “Kë keni qejf me pa në Big Brother Vip Kosovë?” ishte kjo pyetja që moderatorja iu shtroi ndjekësve.
Të shumtë ishin emrat e artistëve nga Kosova që u përmenden ndër to një ndjekës shkruan “Sarah Berisha dhe Dj Pm.
Dyshja janë një ndër çiftet e formuar brenda Big Brother Vip në Shqipëri.
“Pse jo them dhe unë, por Pm dhe Sara e mbaruan të vetën e gjetë dashurinë dhe tani po e shijojnë”,- ka komentuar Liberta sugjerimin e ndjekësit.

Mirëpo, ajo që ran ë sy ishte reagimi i Pajtim Krasniqiti njohur si Dj Pm. Ky i fundit e ka shpërndarë këtë në Instastoeyn e vet duke shkruar: “Si dihet”.

Të jetë kjo një shpresë që çiftin e preferuar të momentit nga publiku ta rishikojmë në të njëjtin format ku gjetën dashurinë?
Kujtojmë që deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format.
Në Shqipëri janë realizuar 9 edicione të formatit klasik dhe një në versionin VIP. Është paralajmëruar se edicioni i dytë VIP do nisë në dhjetor.


