Ish-bashkëshorti i Ariana Grandes, Dalton Gomez, është shfaqur për herë të parë në publik që pas ndarjes nga këngëtarja dhe nuk dukej se ishte në humor të mirë gjatë natës së tij me miqtë.

Në foton e siguruar nga TMZ, agjenti i pasurive të paluajtshme u shfaq me duart në xhepa dhe nuk dukej shumë i buzëqeshur. Gomez kishte veshur një kapelë të zezë, me një bluzë të errët, një xhaketë me kuadrate dhe xhinse të gjera.
Sipas burimit të gazetës, ish- partneri i këngëtares dukej “tepër i trishtuar” gjatë gjithë kohës në lokal.

Kjo është hera e parë që agjenti i pasurive të paluajtshme është vënë re që kur u publikua lajmi muajin e kaluar se ai dhe Ariana Grande po ndaheshin.
Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, të dy u ndanë në heshtje në janar pas dy vitesh martesë, por kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.
“Ata morën vendimin së bashku,” na tha një i brendshëm në atë kohë. “Ata kishin probleme mes njëri-tjetrit, por duan të mbeten miq të mirë”.
Gomez dhe Grande u takuan për pak më shumë se një vit përpara se të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni intime në Montecito, Kaliforni, në shtëpinë e Arianës.


