21 Korrik, 2022

(FOTO) Deputetja e Kosovës “moskokëçarëse” ndaj kritikave, shfaqet sërish ekstravagante me bark jashtë: Vishem për të vrarë…


Adriana Matoshi është një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale.

“Guximi” i deputetes së Kosovës me veshjet jo pak herë është bërë temë diskutimi në mediat rozë. Mirëpo duket se aktroja është “moskokëçarëse” përsa i përket kësaj teme. Adriana Matoshi pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shfaqet ekstravagante në Instagram.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto veshur me një palë pantallona të gjera në nuanca të ndryshme, dhe një krop tyli të zi, duke ekspozuar barkun.

“Gjithmonë vishem për “të vrarë”,-shkruan deputetja krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Ju kujtojmë që Adriana javë më parë i dha fund lidhjes me futbollistin afrikano – belg, Keith Groeneveld.

Aktorja ka deklaruar se njëra nga arsyet që quan drejt ndarjes ishte saktësisht mosha, pasi Groeneveld ishte shumë më i ri se aktorja dhe se duhej të ecte përpara e më pas të krijonte familje.

© Panoramaplus.al