Para disa ditësh jeta e natës në Prishtinë u “djeg” nga performanca e reperit amerikan Jonathan Lyndale Kirk, i njohur si DaBaby.

Në vend që të dilte i fituar nga koncerti i tij, mesa duket reperi është kthyer në shtëpi me humbje. Me anë të një Instastory, Dababy ka njoftuar se i ka humbur një vëth diamanti që kushton 83 mijë dollarë (82.8 mijë euro).

Dhe jo vetëm kaq. Ndërkohë, në një tjetër status në llogarinë e tij në Twitter, ai ka aluduar se vathë mund t’i ketë humbur në Greqi, Paris ose Kosovë, pasi këto janë vendet ku ai ka performuar javën e fundit.
“Dikush në Greqi, Paris ose Kosovë e ka parë vathin tim të diamantit?”,-i është drejtuar reperi ndjekësve në Twitter.
Anybody in Greece, Paris, or Kosovo seen my Diamond Earring ?
— DaBaby (@DaBabyDaBaby) July 14, 2022
Mirëpo, duket se vëthi i ka humbur në Paris ose Greqi, pasi me një vështrim në Instagramin e tij, DaBaby në fotot e para që ka postuar me të arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ai shihet me vetëm njërin vathë në vesh.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që ylli amerikan vitin e kaluar pati një rënie në karrierë pas deklaratave homofobike që ai bëri në festivalin “Rolling Loud”, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat. Gjë për të cilën i doli kundër edhe Dua Lipa e cila deklaroi se edhe pse ka një bashkëpunim me të nuk ndajnë qëndrime të njëjta.
Më pas DaBaby u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, shumë festivale filluan ta bojkotojnë atë dhe kështu ai humbi shumë koncerte. Kjo “rënie” mendohet se ka qenë arsye se pse ai ka pranuar të këndojë edhe në koncerte private në Kosovë.


