Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është bërë aksioner i kompanisë të orave luksoze, ‘Chrono24’.

“Kemi një lajm të mrekullueshëm për adhuruesit e orës në mbarë botën: Cristiano Ronaldo është bërë aksioneri ynë”,njoftoi publikisht kompania e njohur.
“Pasioni i tij për orët është kombinuar me gjenialitetin e biznesit dhe kjo është një ditë e mrekullueshme për ne, por edhe për të gjithë komunitetin e adhuruesve të orës”, shtoi ‘Chron24’.


