Këngëtari Robert Berisha së fundmi ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie me modelen kosovare Laureta. Marrdhënia mes çiftit duket se po shkon shumë mirë dhe këtë e ka treguar dhe vetë moderatori në intervistat që ka bërë së fundmi.

Ai hodhi pas krahëve ndarjen nga Nora Istrefi me të cilën ndan dhe një vajzë.
“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”,- është shprehur ai.
Kjo romancë e re e Robertit duket se solli krisjen mes raporteve të mira që kishte ruajtur me ish-bashkëshroten për hir të vajzës dhe kjo u vu re kur këngëtarja e hoqi Berishën nga ndjekësit në Instagram.

Disa zëra thonë se Laureta dhe Nora nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën. Mirëpo detaji që është vënë re tek dy bukuroshet është tatuazhi të cilat ato e kanë të njejtë (një pistoletë) dhe në anën e majtë të krahut.

Rikujtojmë se dyshja duken se janë në kulmin e dashurisë së tyre tek sa kanë publikuar foto në rrjetet e tyre sociale. Ishte pikërisht Laureta e cila e shpëndau atë në InstaStory ku duket mjaft e lumtur përkrah Berishës. Çifti më i ri i shoëbizit shqiptar, Robert Berisha dhe modelja po e jetojnë tashmë fare lirshëm dashurinë e tyre, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve.


