9 Gusht, 2022

(FOTO) Çfarë po “gatuhet” këtë herë? Loredana Zefi shfaqet krah repereve më të njohura në botë


Bota ka Nicki Minaj, ne kemi Loredanën.

Nuk është aspak e ekzagjeruar pasi emri i reperes gjendet krahas emrave më të njohur të repereve femra në botë.

Së fundmi, Loredana Zefi ka ndarë me fanat e saj në Instastory një foto ku janë të renditur kanalet me të klikuara në platformën YouTube të repereve femra. Krahas Doja Cat, Cardi B, e shumë të tjerave është edhe Loredana Zefi.

Ndonëse një arritje e madhe, kjo nuk duhet të na çudisë në lidhje me Zefin, pasi reperja e ka vërtetuar shpesh herë suksesin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Rikujtojmë se Lori është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë.

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër për herë të dytë – Abc News

Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, Hanën.

Sa i përket jetës personale, Loredana ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë së fundmi se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.

After separating from Mozzik, Loredana in a relationship with the German rapper? This photo added to the doubts

© Panoramaplus.al