20 Tetor, 2023

FOTO/ Çfarë ndodhi? Ronaldo Sharka “thumbon” hapur Olta Gixharin: Grua bullizuese, ka fobi nga njerëzit…


Moderatori Ronaldo Sharka së fundmi është bërë pjesë e konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”, ndërsa Olta Gixhari është pjesë e jurisë së këtij spektakli.

Gjatë qëndrimit në “BBV” Olta e ka komentuar Ronaldon mbi dëshirën e madhe që ai ka për të ngrënë ushqim.

Mesa duket që atëherë dyshja nuk i kanë qetësuar gjërat mes tyre, pasi së fundmi teksa ajo po vlerësonte ish-banorin për performancën e tij në “DWTS”, Olta e ka komentuar sërish Ronaldon për peshën dhe dëshirën e tij për të ngrënë.

Ditën e sotme Sharka ka postuar një video në Instagram, ku ka bashkuar dy momente të Oltës duke e bullizuar atë për ushqimin.

“Olta kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerëzit që duan dhe dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kilogramë të tepërta”- ka shkruar Ronaldo krahas videos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)

 

© Panoramaplus.al