Përmbytjet që kanë përfshirë Britaninë e Madhe, nuk kanë kursyer as vilën prej 12 milion paund të aktorit George Clooney.
Vila e aktorit ndodhet në Bekshire, ndërsa u “pushtua” nga uji, pas daljes nga shtrati të lumit Thames.

Në foto e shpërndara në rrjet duket shkatërrimi që uji i ka bërë vilës, ku tenda e tenisit, veranda dhe shumica e lëndinave janë zhytur në ujin e ndotur.
Clooney dhe gruaja e tij avokate, u transferuan në vilë në vitin 2016, pas një rinovimi intensiv për 18 muaj.
Britania po përballet me përmbytjet më të rrezikshme prej 200 vjetësh, ndërsa janë ende edhe 79 paralajmërime të tjera për përmbytje, ku situata pritet të përkeqësohet pasi parashikuesit thanë se do të ketë reshje të dendura shiu edhe gjatë fundjavës.





