Kim Kardashian dhe Kaney West u kanë dhuruar fansave pamje brenda rezidencës së tyre të stërmadhe, prej 60 milion dollarësh në Los Angeles.
Çifti tha se shtëpia e tyre është model futurist, ndërsa Kim tregoi se nuk e kishte përdorur kurrë pishinë e shtëpisë edhe pse për të janë shpenzuar 50 mijë dollarë.

Ata jetojnë aty me katër fëmijët e tyre, ndërsa shtëpinë e blenë në vitin 2013 dhe filluan rinovimet ekstravagante që vazhduan për katër vjet. Ata u zhvendosën përfundimisht në vitin 2017.
Sipas Kanye West modeli dizajnimi i shtëpisë së tyre u frymëzua nga katër fëmijët e çiftit, veçanërisht nga vajza e madhe, North.






