21 Tetor, 2023

FOTO/ Blero Muharremi pjesë e “Big Brother Vip”, Getinjo “thumbon” këngëtarin: Këtë herë…


Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi u bë banori i parë që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Mirëpo pasi hyri në shtëpi, ai tregoi se i ka dhënë fund lidhjes së tij të shumë përfolur.

“Po hyj single shumë i dashuruar”– tha këngëtari.

Një ndër konkurentët që u bënë pjesë e këtij spektakli ishte edhe transgjinorja Edona James, emri i vërtetë i së cilës është Kujtim Shehu.

Kaq ka mjaftuar që reperi i njohur Getinjo të ngacmonte Bleron përmes një postimi në InstaStory.

“Blero këtë herë mos dështo”, u shpreh ai teksa në sfond ishte fotoja e transgjinores.

Mesa duket reperi me këtë post ka “thumbuar” Bleron duke treguar kështu që këngëtari nuk ka fat në dashuri, pasi ai dështoi në tre lidhjet në tre lidhjet e mëparshme.

 

© Panoramaplus.al