Prej kohësh po përflitej se Beniada Nishani dhe vëllai i Arbër Hajdari, Blerti janë në një marrëdhënie.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e dyshes por së fundmi ish-banorja e ‘BBVIP’ ka publikuar një foto në InstaStory ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, duke konfirmuar se ajo është në një lidhje me ish-futbollistin.

Kujtojmë se disa javë më parë paparaci i ‘PanoramaPlus” fotografoi Beniadën dhe partnerin e saj duke bërë kështu bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti. Por dhe emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun.

Pak vite më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem Neë York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në Neë York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur.
Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në Neë York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në Neë York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.
Por dhe pse janë vëllezër, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.
Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në Neë York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother” duke nisur kështu një romancë mes tyre.


