Këngëtarja Barbana Dini, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin ajo e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë të ditur se foshnja i saj është vajzë.
Ajo ka vendosur që vajzës t’i vendosë një emër të ngjashëm me atë të vëllait të ndjerë, Ergi Dinit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik disa vite më parë.
“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.


