Reperi i njohur Bad Bunny po i lë shumë pak vend imagjinatës në fotot e tij të fundit.

29-vjeçari emri i vërtetë i së cilit është Benito Antonio Martínez Ocasiois ka “çmendur” fansat teksa ka publikuar në rrjetet sociale disa foto “nudo”.

Ylli i lindur në Puerto Rican nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, mirëpo së fundmi ai i ka lënë pa fjalë 45.9 milionë ndjekësit e tij në Instagram teksa ka treguar trupin e tij muskuloz dhe me forma.

Kujtojmë që vetëm dy javë më parë reperi iu dha fund zërave duke konfirmuar lidhjen me yllin e “The Kardashians” Kendall Jenner teksa u shfaqën për herë të parë së bashku në publik të përqafuar dhe duke u puthur në koncertin e Darke.



