15 Gusht, 2022

(FOTO) As shiu nuk e ndal Fifin të performojë për njerëzit që e duan muzikën e saj! Veprimi i Adis Patushit merr vëmendjen e të gjithëve


Muzika është gjithçka për të!

Koncerti i fundit në Shkup e ka vërtetuar edhe një herë këtë fakt për Filloreta Raçin, e njohur si Fifi.

Këngëtaren nuk e kanë ndaluar as rreshjet e dendura të shiut për të dalë para fansave të saj të cilët kishin mbushur sheshin.

Këtë moment të veçantë Fifi e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, ku krahas një fotoje duke perforuar në shi shkruan: “E dashuroj muzikën akoma më shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Ky veprim i këngëtares ka bërë krenar edhe partnerin e saj, Adis Patushin. Biznesmeni ka ndarë të njëjtën foto në Instastory duke shkruar vetëm “krenar për ty”.

Filloreta Raçi nuk hezitoi ta tregonte dhe njëherë dashurinë për Adisin, duke e falënderuar publikisht që i qëndron afër në të mirë dhe në të keq.

“Faleminderit që më mban dorën në ditë të mira dhe të këqija,”-shkruan Fifi.

Kujtojmë që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

© Panoramaplus.al