18 Korrik, 2023

FOTO /Arilena Ara feston ditëlindjen, urimin më të veçantë këngëtarja e mori nga Popi Kola: Kjo ‘goca e keqe’ është…


Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara ka festuar 25-vjetorin e lindjes.

Në e këtë ditë kaq speciale për të ajo mori shumë urime nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Mirëpo atë më të veçantin Arilena e mori nga menaxheri i saj Popi Kola.

Teksa ka postuar në Instagram së bashku me këngëtaren, ai ka zgjedhur fjalët më speciale për ta uruar krijuesen e hitit “Nëntori”.

Kjo ‘goca e keqe’ është një vit më e re se vitin e kaluar! Kjo foto shpjegon më së miri marrëdhënien tonë të shenjtë! Gëzuar ditëlindjen njeriu më i shtrenjtë i jetës time dhe drita e syve të mi! Kido.”– ka shkruar Popoi Kola në Instagram.

Gjithashtu këngëtarja e ka pritur orën 00:00 në praninë e Popi Kolës, teksa dyshja së bashku me disa persona të tjerë po punonin për projektin më të ri të Arilenës në një studio muzikore në Los Angeles.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, megjithëse asnjëri nga ata nuk e ka pranuar akoma.

 

© Panoramaplus.al