20 Shkurt, 2022

Foto/ Argjira Spanca rrëzohet në mes të emisionit


Argjira Spanca është rrëzuar ditën e sotme në mes të emisionit.

Ajo është një nga moderatoret më të dashura nga Kosova. Prej vitesh Argjira është pjesë e “Top Channel” dhe “E diell” ku ka spikatur me stilin e saj të të prezantuarit.

Megjithatë, ditën e sotme prezantueses i ka ndodhur një incident. Ajo ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo Hëna”, kur në një moment u rrëzua në tokë. Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz.

Kujtojmë se Argjirën në Shqipëri nuk po e mban vetëm profesioni. Ajo po ashtu është në një lidhje me balerinin Graciano Tagani. Ata bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak ditë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija.

Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

© Panoramaplus.al