3 Gusht, 2022

FOTO/ Alban Skënderaj është padyshim pamja perfekte e Miriam Canit


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Megjithëse janë goxha aktivë në rrjetet sociale, ata rrallë herë ndajnë poza krah njeri tjetrit por ama kur postojnë sigurohen që të jenë dedikime të ëmbla dashurie.

Së fundmi, Miriami ka publikuar në InstaStory një foto të Albanit i cili është pa mendje dhe po vështron telefonin e tij, por ajo çka ra më shumë në sy ishte dedikimi i veçantë që këngëtarja ka bërë për partnerin.

“Pamja ime perfekte”,- shkroi ajo krahas fotos.

Rikujtojmë se intervistën e bërë në “A Live Night”, Albani është shprehur se dashuria tij me Miriamin ishte me shikim të parë brenda pak ditësh. Sipas tij ata patën një energji që i afroi shumë në takimin e tyre të parë teksa shtoi se janë njohur në rrethana tepër të çuditshme.

“Lidhja me Miriamin, nuk di nëse ishte dashuri me shikim të parë jam skeptik, por ka pasur diçka të ngjashme, energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndenjur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri të me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm”– tha ai.

Këngëtari tregoi se është mirënjohës ndaj Miriamit dhe ndihet me fat që e ka njohur dhe se e cilëson si gjysma e punës dhe sukseseve të tij.

Vitet e fundit çifti simpatik Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.Këngëtari tregoi se është mirënjohës ndaj Miriamit dhe ndihet me fat që e ka njohur dhe se e cilëson si gjysma e punës dhe sukseseve të tij.

Vitet e fundit çifti simpatik Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.

© Panoramaplus.al