Dy nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë prej vitesh shoqe të ngushta dhe nuk ngurojnë të kalojnë kohë me njëra-tjetrën.
Së fundmi, mikeshat kanë shkuar me pushime në Itali, ku kanë vizituar Romën dhe duket se po ja kalojnë vërtetë bukur.

Ndër të tjera, bukuroshet kanë takuar edhe këngëtaren e njohur, Elsa Lila, me të cilën kanë postuar edhe një foto në Instagram. Adrola, ajo që ka treguar se tashmë e kanë shoqe, por janë ende fanset e saj më të madhe. “Sot e kemi shoqe, por jemi ende fanset e saj nr. 1”, ka shkruar modelja krahas foto, duke etiketuar Elsën dhe Kristinën.
Kujtojmë që Lila do të rikthehet shumë shpejt në skenë pas arrestimit të bujshëm në Itali. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës.

Edhe pse e hapur rreth jetës së saj, si në rrjete sociale ashtu edhe në intervista, Adrola Dushi ka një aspekt të jetës së saj që e ruan me fanatizëm: romancat. Që pas ndarjes nga Adis Patushi vite më parë me të cilin ka edhe një djalë, Adrola nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë partner. Dhe pse është aluduar jo rrallëherë për lidhje, vetë ajo nuk ka pohuar asnjë.

© Panoramaplus.al

