9 Gusht, 2023

FOTO /5 vite pasi u divorcua nga Jonida Maliqi, ish-bashkëshorti i këngëtares rigjen dashurinë. Zbulohet vajza që i ‘rrëmbeu’ zemrën


Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi 5 vite më parë i dha fund martesës së saj 17-vjeçare me biznesmenin, Gent Prizreni. 

Ndonëse është një ndër personazhet më të njohura shqiptare, artistja është shumë diskrete përsa i përket jetës private.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, e vetmja lidhje që Jonida bëri publike ishte ajo me moderatorin e njohur Romeo Veshaj.

Megjithëse dyshja dukeshin shumë të dashurar me njëri-tjetrin romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë.

Mirëpo ndryshe nga Jonida, ish-bashkëshorti i këngëtares ka rigjetur sërish dashurinë.

Sipas disa burimeve për AlbEu.com, Prizrenin është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare, Sonela Lamaj, e cila nuk është ndonjë personazh i njohur.

Kujtojmë që ish-çifti nga romanca e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë një djalë, Dan, ndërsa që pas ndarjes nga Genti këngëtarja i është përkushtuar plotësisht të voglit të saj.

 

 

© Panoramaplus.al