17 Korrik, 2023

FOTO/ 4 vite pas skandalit të bujshëm me Tristian Thompson, Kylie Jenner takohet me ish-mikeshën e saj të ngushtë?


Kylie Jenner dhe Jordyn Woods duket se i kanë lënë pas të kaluarën dhe i kanë dhënë dhe një shans miqësisë së tyre.

Ylli i Kardashians dhe ish- mikesha e saj e ngushtë,, u panë duke dalë nga një restorant së bashku në Los Anxhelos të shtunën mbrëma, katër vjet pas zënkës së tyre të bujshme.

Dalja e tyre në publik ishte papritur pasi miqësia e tyre dikur e ngushtë përfundoi në shkurt 2019 kur u publikua lajmi se Tristan Thompson e kishte tradhtuar Khloé Kardashian me mikëshën e Kylie-t.

“Edhe pse Kylie ishte shumë e mërzitur dhe e neveritur nga situata e Tristanit, ajo nuk donte të merrte ndonjë vendim të ashpër kur bëhej fjalë për Jordyn”, tha një burim për PEOPLE në 2019.

“Për një kohë të gjatë dukej sikur Kylie nuk ishte e sigurt se çfarë do të ndodhte me miqësinë e tyre. Ishte shumë e vështirë për Kylie që thjesht ta largonte Jordyn nga jeta e saj. Kylie ishte e shkatërruar në fillim. Jordyn ishte e besuara e saj për kaq shumë kohë. Kur Kylie fshihte shtatzëninë e saj nga bota, Jordyn kalonte pothuajse çdo ditë me të”, shtoi burimi.

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ‘Nuk do të jenë kurrë mikesha të ngushta”

Një muaj pasi u shfaqën për herë të parë raportet për tradhtinë e supozuar të Woods dhe Thompson, Woods tregoi anën e saj të historisë në një intervistë, duke pretenduar se 32 vjeçari, e puthi atë në një festë në shtëpinë e tij më 17 shkurt të atij viti.

Javë pas incidentit, Jenner dhe Woods “po punonin për të rindërtuar miqësinë e tyre”, tha një burim për PEOPLE në atë kohë pasi “Kylie e ka pasur shumë të vështirë të largohet nga miqësia e tyre.”

“Kylie është ende në kontakt me Jordyn herë pas here, por ata nuk do të jenë kurrë mikesha të ngushta. Kylie ka ecur përpara dhe duket shumë e lumtur. Thjesht nuk kishte kuptim që Jordyn të mbante ende gjëra tek Kylie.”- tha burimi asokohe.

© Panoramaplus.al