26 Dhjetor, 2019

FOTO/ 2019-ta e mbrojtësit të Juves, 2 trofe dhe një partnere seks-bombë


Viti 2019 nuk ka qenë aspak pozitiv në aspektin personal për Daniele Ruganin, pasi mbrojtësi i Juventusit, përveçse ka qëndruar në stol në pjesën më të madhe të sezonit, tashmë konsiderohet edhe si zgjedhje e fundit në hierarkinë e mbrojtësve në skuadrën e Mauricio Sarrit. 

rugani

Gjithsesi, 25-vjeçari këtë vit i shtoi koleksionit të tij edhe dy medalje të tjera të arta, duke fituar Superkupën (e zhvilluar në janar ndaj Milanit) si dhe titullin kampion në Serinë A.

Rugani Mikaela

Megjithatë, mbyllja e vitit nuk ishte nga më të mirat, pasi bardhezinjtë u thyen nga Lacio në finalen e Superkupës, duke mos mundur t’u dhurojnë tifozëve të tyre një tjetër gëzim.

rugani2

Tashmë futbollisti po relaksohet në Maldive dhe duket se e ka lënë pas krahëve disfatën ndaj bardhekaltërve, teksa shfaqet në krah të partneres së tij seksi, Mikela Persiko.

Mikaela Rugani

Mikaela Rugani2

Mikaela Rugani

E dashura e Rugani

/PANORAMASPORT.AL/

© Panoramaplus.al