Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është një ndër artistet më të komentuara të momentin përsa i përket jetës private.

Së fundmi ajo së bashku me vëllain e saj kanë shkuar në Los Angeles për të mbështetur futbollistin e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri teksa luajti në ndeshjen në “Dignity Health Sports Park” me skuadrën e tij të re Chicago Fire kundër Los Angeles Angeles.

Ndonëse ekipi i Shqirit përfundoi me humbje 3-0 ndaj Los Angeles, artistja e ka mbështetur atë duke postuar në InstaStory disa foto dhe video nga ndeshja.
Nga ana tjetër në një ndër videot e postuara ku duket qartë futbollisti shqiptar në fushë, Bebe ka shkruar: “Forca Xherdan Shaqiri”.

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë ajo i dha fund romancës së saj 3-vjeçare me Keyan Safyari, u shkak u bë ky i fundit pasi i i kishte dërguar një mesazh Bebes duke i treguar që ajo ishte shëndoshur shumë.
Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar vetë këngëtarja mes lotësh disa javë më parë gjatë performancës në koncertin e saj në Londër.
“Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe më duhet ndihma juaj”, u shpreh këngëtarja.


