2 Mars, 2022

“Fondi për Kosovën”/ Kush janë VIP-at që dhuruan para për shtetin e tyre


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është themeluar “Fondi i sigurisë” duke u bërë thirrje edhe qytetarëve dhe atyre që jetojnë në diasporë të kontribuojnë për sigurinë e shtetit.

Albin Kurti ka shprehur se donacionet që do të grumbullohen do të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës e cila pritet të miratohet nga qeveria.

Kësaj ftese iështë përgjigjur dhe reperi i njohur Mozzik duke shprehur gatishmërinë për të rritur fondin për përfitime të sigurisë së vendit.Mozzik përmes një statusi  ka shkruar se përvec parave ai është i gatshëm të japë dhe jetën.“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemiPos të hollave që do i dhuroj, jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #TamanZoti i bekoftë mergimtarët!!!! Zoti bekoftë Kosovën!”, ka shkruar reperi.

Edhe reperja e njohur Tayna është shprehur pro për të ndihmuar Fondin e Sigurisë. Ajo ka publikuar në Instagram se të ardhurat e marra nga një koncert në Zvicër do t’i shkojnë fondit të krijuar.“Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, shkroi reperja në një video të publikuar në Instagram

© Panoramaplus.al