22 Nëntor, 2022

“Fobi kam nga uji se kur kam qenë e vogël, kam rënë në pus”/ Kush është banorja në Big Brother Vip Kosova


Show real “Big Brother VIP Kosova” nis nga data 5 Dhjetor.

Deri më tani janë zbuluar disa gjëra, por edne nuk janë zbuluar të gjitha.  Produksioni përmes faqeve në rrjete sociale, po zbulon copëza nga karakteri ose historitë e jetës së banorëve VIP që do të jenë pjesë e formatit. Një nga banorët e edicionit të parë në Kosovë të “Big Brother”, paska frikë nga uji, pasi në fëmijëri paska rënë në pus.

 

Nis të hënën “Big Brother Vip Kosova”. Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-shoë, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie. E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.

Por duket se kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e spektaklit, “Panorama Plus” ka zbuluar tashmë disa prej banorëve që do të garojnë për çmimin e madh. Një nga emrat surprizë që do shkojë nga Tirana për këtë format është Vivien Thano.

Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë, në kërkim të dashurisë së Sajmirit. Në këtë format ajo arriti deri në një farë pike, por nuk arriti të fitonte dashurinë e djaloshit të përzgjedhur, por fitoi simpatinë e publikut. Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë. Ndërkohë ajo bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si një vajzë beqare dhe pse jo veç çmimit të madh në shtëpinë e famshme të kërkojë përsëri dashurinë. Një tjetër emër është edhe Bekim Latifi, i njohur me emrin e artit MC Beka.

 

 

Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh. Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.Së fundmi është konfirmuar lajmi  se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh. “Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova.

 

© Panoramaplus.al