Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, arriti që të kalonte në finalen e “Kënga Magjike” me “Plas”, duke u bërë kështu pretendent për çmimin e madh.
Pak më parë Flori publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” një video ku shfaqet ai duke folur për emocionet që ka për finalen si dhe për kualifikimin e këngëtarëve.

Ai gjithashtu nuk ka harruar që të mbështesë edhe kolegët për të cilët gara u mbyll në gjysmëfinale. Sipas Mumajesit, e rëndësishme është kënga të pëlqehet nga publiku sepse jeta vazhdon.
“Fap, fap ikën ditët dhe sonte do të jemi në finalen e ‘Kënga Magjike’. Një rrugëtim plot dashuri, plot muzikë, plot emocione, sidomos për ata që janë kualifikuar në natën finale. Unë këtë video po e bëj për ata që nuk janë kualifikuar. Edhe sikur të hidhemi poshtë e lartë, kënga e bukur mbetet, s’kemi ç’ti bëjmë. Se luan topi këtë! Kështu që mos u mërzisni, jeta vazhdon. Bëni këngë të bukura dhe ato do të mbeten”, u shpreh Flori.
View this post on Instagram
Njëkohësisht këngëtari i njohur nuk i fsheh dot emocionet për mbrëmjen e sotme. Ai sqaron se çfarëdo që të ndodhë, fitorja e tij më e madhe është publiku!
“Sa për mua personalisht sonte, kam të njëjtin parim. Fitorja më e madhe jeni ju që e bëni këngën pjesë tuajën. Sigurisht, që çdokush në garë do të fitojë, por nëse kënga nuk mbetet, sa vlerë ka një fitore. Zero! Ju faleminderit të gjithëve, çfarëdo që të ndodhë sonte, unë ju kam fituar juve”, përfundon Mumajesi videon e tij në “Instagram”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
